Friday, March 8, 2013

Messi: Me Milan duhet të bëjmë kthesën e madhe

messi intervistNdeshja me kuqezinjtë mund të shënojë kthesën për “blaugrana”-t: “Duhet të bëjmë më shumë, në krahasim me performancat tona të fundit, e dimë se duhet të zhvillojmë ndeshjen perfekte. Do të japim maksimumin për të treguar se jemi ende aty, jemi ende gjallë” deklaron ylli argjentinas Lionel Messi. Konferenca për shtyp në muze, e dedikuar për të nga “Adidas”, ka qenë rasti i artë për Leo Messi-n, për të folur për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League. “Milani shënoi dy gola ndaj nesh në ‘San Siro’, por të njëjtën gjë jemi në gjendje ta bëjmë edhe ne në “Camp Nou”.  Një ndeshje, në të cilën 4 herë fituesi i “Topit të Artë” mund të jetë deçiziv, me kusht që të thyejë një tabu: deri më tani, nuk i ka shënuar kurrë një ekipi italian me aksion. “Problemi im me skuadrat italiane? Kanë mbrojtje të organizuara mirë dhe të përgatitura taktikisht, por çdo statistikë është bërë për t’u thyer.

No comments:

Post a Comment