Rita Ora me modelen biseksuale Cara Delevinge |
Dy shoqet e ngushta janë praktikisht të pandashme e kur janë larg postojnë mesazhe "online" për njëra-tjetrën. "Ajo është zyrtarisht e imja - ka dekalruar Rita për "The Sun" -. Cara është e paprekshme, e kam nxjerrë nga tregu... Jo më kot e quajmë njëra-tjetrën... grua. Ajo është si 'gjysma' tjetër e imja, njësoj siç ndodh kur martohesh".
Rita, 22-vjeçare duket se flet me ndjenjë të madhe për 20-vjeçaren Cara: "E kam njohur para pak kohësh në një festival. U takuam, sepse kishim disa miq të përbashkët. Nuk e pamë njëra-tjetrën për muaj të tërë e më pas e takova sërish, kur karrierat tona ishin duke u zhvilluar në të njëjtën kohë. Jemi vërtet të ngjshame, por vijmë nga 'backgrounde' të ndryshëm. Kam gjetur dikë që është ekzaktësisht si unë, por që s'është vërtet nga bota ime". Në një situatë të tillë duket se Rita, për momentin, nuk ka kohë për meshkuj: "S'më del koha për seksin e kundërt. Thjesht ndihem e plotësuar me 'gruan' time!".
No comments:
Post a Comment