Thursday, March 7, 2013

Big Brother, banorët e vjetër: Lojtarët e rinj janë si kukulla


Një ndër spektaklet më të ndjekura të ekraneve shqiptare sapo ka filluar. Të gjithë janë sy e veshë. Kush hyri? Kush do dalë këtë javë? Kush luajti mirë e kush keq. Gjithë sy e vesh janë edhe ata, banorët e dikurshëm të shtëpisë. Të paktën natën e hapjes nuk e kanë humbur për asnjë arsye në botë. Të vendosur përballë lojtarëve të rinj, si lojtarë të stërvitur që janë, i kanë gjetur tanimë ca pika të forta e ca të dobëta, ca personazhe që i kanë pëlqyer që në fillim e ca të tjerë që nuk u kanë rënë ende në sy. Mbi të gjitha e kanë bërë edhe një krahasim: cilët janë më të mirë? Ata që ikën apo këta që erdhën? Torosi i “Big Brother 4” dhe Ermali e Françeska të “Big Brother 5” japin përshtypjet e para për spektaklin, që sapo ka filluar.
bigbrotheralbania6

No comments:

Post a Comment