Thursday, March 7, 2013

Edita Sopjani: Më ngacmojnë meshkujt kur jam në timon


Për herë të parë Edita Sopjani ka drejtuar veturën në moshën 16-vjeçare. Duke e kujtuar atë kohë, ajo thotë për “Zërin” se ka qenë moment shumë qesharak dhe nuk ka pasur lidhje me drejtimin e veturave, por këtë e ka bërë nga dëshira e madhe për të provuar diçka të re. “Së pari kam drejtuar “Audi A4” të babait.
Klicken für Bild in voller Größe
Kisha frikë, por ishte edhe kënaqësi, sepse ishte hera e parë dhe natyrisht që në praninë e prindërve fillova të ngas derisa edhe e përvetësova timonin e veturës”, shprehet Edita, e cila në moshën 18-vjeçare ka marrë patentën e shoferit.
Me të marrë patentën ajo ka blerë edhe një veturë personale të tipit “Hyndai”, të cilën e ka mbajtur një vit. Por, Edita tani ka një tjetër veturë të re, të cilën thotë se e ka dhuratë nga babi i saj, kompozitori Valton Sopjani.

No comments:

Post a Comment