Friday, March 8, 2013

JA SI DO TE JETE PLAY STATION 4


Prodhuesi i konsolës më të famshme të lojërave, PlayStation, kompania Sony dje në New York ka prezantuar gjeneratën e katërt të konsolës së saj – PlayStation 4, për të cilën ka thënë se do të fillojë të shitet gjatë festave të fundvitit.
Gjiganti i pajisjeve elektronike e ka prezantuar konsolën e re – PS4, mirëpo përveç fotografive të lojërave të ndryshme, kompania ka zbuluar shumë pak për dizajnin e vetë konsolës.
Edhe pse ende nuk dihet se sa do të kushtojë, apo si do të duket, Sony ka konfirmuar se fillimi i shitjeve do të jetë gjatë festave të fundvitit.
Gjithashtu, kompania ka publikuar të dhënat e shitjeve për PS3, konsolë të cilën e ka shitur në 70 milionë kopje.

No comments:

Post a Comment