Ata duan të dëfrehen, por edhe të shpenzojnë kohë të lirë me njëri-tjetrin. Duket se aktorët e humorit të “Portokallisë” edhe jashtë orëve të punës kanë dëshirë të rrinë bashkë. Pra jo vetëm kolegë, por ata janë edhe miq shumë të mirë.
Tashmë që ka mbaruar sezoni i parë i vitit, aktorët i sheh të gjithë së bashku në pub-e si në këtë foto që ka realizuar paparaci ynë fundjavën e kaluar. Por me siguri që në bisedat e tyre nuk mungon shkëmbimi i ideve për sezonin e ardhshëm, risitë që do sjellin për një program që njerëzit mezi e presin.
No comments:
Post a Comment